×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Myftiu Tërrnava: Lutemi që banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 13:54

    Kreu i Bashkësisë Islame Naim Tërrnava ka folur për situatën në Jerusalem, duke theksuar se eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm palestinez nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.


    Ai  thotë se Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

    Njoftimi i plotë:

    Me shqetësim kam përcjell eskalimin e situatës në Jerusalem që filloi me dëbimin e dhunshëm të palestinezëve nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah për të vazhduar me atakimin dhe përdhosjen e institucionit të xhamisë së shenjtë Al- Aksa.

    Shpreh brengën time të thellë dhe të besimtarëve mysliman për dhunën e ushtruar ndaj banorëve palestinez në Jerusalem dhe në territoret palestineze.

    Eskalimi i konfliktit nga i cili u morën jetë të njerëzve të pafajshëm nga radhët e civilëve në fund të muajit të madhëruar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër-bajramit dëmton përpjekjet për marrëveshje mes dy popujve.

    Jerusalemi është vendi i të gjitha feve e besimeve monoteiste, e si i tillë duhet të jetë edhe vend i bashkëjetesës e mirëkuptimit.

    Lutemi që sa më parë Jerusalemi , Al-Aksa, dhe objektet tjera të kultit të gjejnë qetësinë, ndërsa banorët e Jerusalemit të gjejnë paqen e sigurinë.

    Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!