Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me kërkesë për shkarkim nga detyra për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish-Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.
Ceno, Spahiu dhe Dhimitri u bënë të njohur rreth shtatë vite më parë, pasi së bashku shkuan në Spanjë në tetor 2014 në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku, pronari i një kompleksi turistik në Durrës, udhëtim i paguar prej tij.
Ky udhëtim përfshinte ndjekjen e ndeshjes së futbollit midis Real Madrid dhe Barcelonës, i njohur si derbi “El Classico”. Biznesmeni Sadiku ishte palë në një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.
Metani i ka kërkuar KLGJ-së me kërkesë edhe për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut.
Më herët me kërkesë të ILD-së u shkarkuan gjyqtari i Korçës Markeljan Kuqo, gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha dhe Prokurori i Krujës Bujar Memia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.