×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti slloven për Gazetën ‘Reporteri’: Sivjet Samiti i Brdo-Brijunit është ndër më të rëndësishmit në 11 vitet e fundit, gëzohem që Vjosa Osmani do të marrë pjesë në të

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 16:16

    Autor: Mirlind Behluli


    Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë në Kosovë nesër për një vizitë zyrtarë. Ai gjatë vizitës do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani, nga Kabineti i së cilës tashmë e kanë konfirmuar takimin. Për rëndësinë e vizitës së tij në Prishtinë, një ditë para ardhjes, ka folur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ vetë presidenti slloven.


    E në këtë takim sy me sy me Presidenten Osmani, në Prishtinë, Presidenti slloven do të diskutojë në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Brdo-Brijunit që do të mbahet me 17 maj 2021.

    Një ditë para ardhjes në Prishtinë, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka folur ekskluzivisht për Gazetën Online ‘Repoteri.net’ rreth vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

    Ka thënë se gëzohet që Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Samitin e javës së ardhshme, dhe se takimi i nesërm me të do të jetë për këshillues para samitit të Brdo-Brijunit.

    “Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para samitit të udhëheqësve në Brdo–Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo–Brijuni”, tha Presidenti slloven të mërkurën për Reporteri.net.

    Gjatë ditës Gazeta Reporteri.net ka bërë të ditur që Presidenti i Sllovenisë, të enjten në Prishtinë, nuk do të takohet me Kryeministrin Albin Kurti, përveç me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.

    Samiti i Brdo-Prijunit është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët Ballkanit Perëndimor e ku fokusi kryesor është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i regjionit në BE.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!