Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është tallur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti duke e quajtur këtë të fundit “Shpend Harvardiani” shkauku i mbeturinave në rrugët e kryeqytetit.
Musliu ka ironizuar me një shkrim në Facebook se Universiteti i Harvardit me siguri do të mburrej me ish-studentin për “energjinë” dhe “ekzekutivitetin” që ka dëshmuar, duke e bashkëngjitur një fotografi të mbeturinave në Prishtinë.
“Athua çfarë do të thoshte Harvardi për angazhimin e ish studentit për Prishtinën? Me siguri do të mburret me “energjinë” dhe “ekzekutivitetin” që Shpend harvardiani po e “dëshmon” tash e shumë vite si kryetari i kryeqytetit të vendit që synon antarësim në BE”, ka shkruar Musliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.