×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prishtinë

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 21:41

    Sonte rreth orës 19:30, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.


    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete  dhe një këmbësor.

    Tutje, Ahmeti bëri të ditur se si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë.

    “Njësiti i hetimeve të trafikut rrogor janë duke punuar në ndriqimin e  rrethanave të këtij aksidenti”, tha ajo për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!