Muslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.
Por disa persona sot megjithatë punojnë. Njëri nga këta persona ishte edhe një avokat që tha për emisionin e mëngjesit në T7, se ai personalisht nuk e feston këtë festë për shkak të besimit.
Por ai tha se se pret që në zyrë t’ia sjellin tre tepsi me bakllava shokët e tij të fesë myslimane.
“Unë nuk e festoj këtë festë por kjo është festa ime, sepse është festa e popullit tim”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.