×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: Bajrami i ardhshëm do të falet në stadiumin “Riza Lushta”

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 21:06

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ftuar në një emision televiziv ka folur për tema të ndryshme të qytetit.


    Fillimisht ai ka folur për faljen e Fitër Bajramit në xhamitë, dhe qytetarët e shumtë që u falën jashtë objekteve.

    Bahtiri ka thënë se në bashkëpunim me Bashkësinë Islame, në plan ka qenë që falja të bëhet në stadiumin “Riza Lushta” mirëpo për shkak të pandemisë e kanë anuluar.

    I pari i qytetit ka thënë se Bajramin e ardhshëm, pra Kurban Bajramin do ta organizojnë në stadiumin e qytetit, pasi beson që pas dy muajve do të lirohen edhe masat kufizuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!