×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Në ditën e Fitër Bajramit, ndërrojnë jetë dy të rinj nga Anamorava

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 22:04

    Në ditën e Fitër Bajramit ndahen nga jeta dy të rinj të moshës 20 dhe 25-vjeçare.


    Në mëngjesin e së enjtes u raportua se i riu 20 vjeçar nga Berivojca e Kamenicës, Yll Islami ndërroi jetë. Ylli ka qenë pa vetëdije në spital që nga dita e diel.

    Ndërsa, në orët e pasdites ka ndërruar jetë edhe i riu nga fshati Dobërçan i Gjilanit, Rexhep Arifi, në moshën 25-vjeçare.

    Rexhepi ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë për të cilin ishin mbledhur edhe të holla për t’u shëruar por ai nuk arriti ta mposhtë atë.

    Yll Islami
    Rexhep Arifi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!