×
  • Lajme
  • Lajme

    “Çdokush ka të drejtë të pijë kafe”, komenti interesant i Dreshajt kur pa foton e ministrit Vitia në kafe

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 23:49

    Deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj, ka ironizuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, pasi ky i fundit është parë në njërën nga kafiteritë në kohën kur në qendrën e vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë u krijua tollovi e madhe.


    Dreshaj këtë koment e ka bërë në emisionin ‘Frontal’ në T7, derisa ka thënë se “shteti nuk mbahet nga individi”, duke aluduar në kryeministrin Albin Kurti.

    “Gjithkush ka të drejtë të pijë kafe. Nuk e arsyetoj kafen e ministrit, ose qëndrimin e tij të gjatë në kafe. Sidomos nëse i njëjti ka qenë aty gjatë kohës sa kishte radhë të gjata tek qendra. Por ta dini se shteti nuk mbahet nga individi”, ka deklaruar ndër të tjera deputeti i AAK’së në ‘Frontal’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!