×
  • Lajme
  • Lajme

    E quajtën idiot, reagon sërish i riu që u pa me pankartën në marshin për Palestinën

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 9:15

    Opinionistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka komentuar protestën e djeshme ku në qendër të kryeqytetit u organizua një marrsh për t’u solidarizuar me viktimat në Lindje të Mesme, saktësisht palestinezët.


    Një ndër protestuesit, që doli të jetë aktivist i Vetëvendosjes, shkroi një parullë “Liria jonë nuk është e plotë pa lirinë e popullit palestinez”.

    Berisha tha se UÇK’ja ka luftuar për të, e këtij që opinionistja e quan “idiot”, i duket se liria e Kosovës është e pa plotë pa lirinë e Palestinës.

    I njëjti ka reaguar duke thënë se e ka pasur në UÇK babain dhe axhallarët e tij.

    “Në UÇK e kom pas baben me dy axhët e mi, ski nevojë mem tregu ti mu qka osht UÇK-ja, kur u kon koha kemi dal e kemi luftu si familje per vendin tanë, me ardh puna apet dalim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!