×
  • Lajme
  • Lajme

    A do të ketë reshje shiu? Njihuni me motin për javën e ardhshme

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 19:23

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga java e ardhshme pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell dhe se kjo situatë me mot labil pritet deri ditën e enjte.


    Sipas njoftimit nuk përjashtohen mundësitë edhe për shkarkime rrufesh.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!