Një burrë kreu vetëvrasje disa momente pasi u shpall fajtor brenda një salle gjyqësore në North Dakota.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri e theri vetën në fyt brenda në gjykatën federale në Fargo para gjykatësit dhe stafit të gjykatës si dhe dëshmitarëve të tjerë, sipas autoriteteve.
“Ai prodhoi një armë me tehe dhe preu fytin e tij”, thuhet në një deklaratë.
Juria, e cila nuk ishte brenda në sallën e gjyqit në atë kohë, e kishte shpallur atë fajtor për të paktën disa prej akuzave të lidhura me terrorizmin kundër tij, sipas një raporti.
“Ai u kthye dhe në atë moment mund të shihje pjesën e brendshme të qafës së tij. Ai kishte prerë qafën me ndonjë objekt”, tha një dëshmitar.
Autoritetet si dhe FBI-ja janë duke e hetuar vdekjen e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.