×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 26 milionë doza të administruara antiCOVID në Turqi

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 21:53

    Turqia ka administruar mbi 26.7 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, sipas shifrave zyrtare.


    Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 26 milionë e 720 mijë e 087 doza janë administruar në të gjithë Turqinë, ndër të cilat mbi 11.4 milionë persona kanë marrë dozat e dyta, shkruan Anadolu, transmeton Reporteri.net.

    Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet turke njoftuan se janë regjistruar 11 mijë e 937 raste të reja me COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me virus ka tejkaluar shifrën 5.13 milionë.

    Numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 45 mijë e 186, me 203 viktima të regjistruara.

    Numri i pacientëve që fituan betejën kundër koronavirusit është mbi 4.97 milionë, përfshirë 10 mijë e 125 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!