×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku pranon ftesën e Kurtit për takim

    Reporteri
    21 Maj 2021 | 12:52

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin e thirrur nga kryeministri, Albin Kurti.


    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri’, zëdhënësja e partisë, Sibel Halimi.

    “Ashtu siç është deklaruar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, parimisht, LDK nuk i ikë asnjë takimi, prandaj do të marrë pjesë edhe në takimin e ftuar. LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundon suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, ka thënë Halimi për Reporterin.

    “Ky rol i LDK-së karshi dialogut tanimë është i formësuar dhe si i tillë do të prezantohet në secilin format të takimeve”, ka shtuar tutje ajo.

    Përveç LDK-së, ftesës së Kurtit i është përgjigjur pozitivisht edhe partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Nga ana tjetër, PDK-ja ka paralajmëruar konferencë për medie, e cila pritet të mbahet sot në orën 15:00, duke mos bërë të ditur temën për çka do flitet.

    Kujtojmë se Kurti, ditën e enjte u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend për të biseduar për tema me rëndësi për vendin.

    Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!