Sulmuesi anglez vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj ekipit të Djajve të Kuq por ka pranuar se nuk e përjashton largimin nga Angli në një fazë të caktuar
Marcus Rashford nuk e ka përjashtuar largimin nga Manchester United në një fazë të caktuar, me 23 vjeçarin i cili është i hapur për të luajtur edhe jashtë Anglisë. Sulmuesi që mund të luajë në disa pozita të sulmit është produkt i Akademisë së United dhe deri me tani ka pasur 270 ndeshje për klubin e tij prej që doli në skenë si tinejxher.
Ai ka kontratë me United deri më 2023 dhe nuk është duke shikuar largimin së shpejti, por opsionin për të luajur jashtë nuk e ka përjashtuar, duke treguar se ka një karakter ambicioz. “Kurrë nuk do të thosha jo”, ka thënë ai kur është pyetur nga The Guardian nëse do të luante jashtë vendit transmeton GazetaExpress.
“Cilin klub pas United? Jam një fans i madh i Real Madridit dhe Barcelonës për shkak se ata gjithmonë kanë lojtarë të mëdhenj dhe luajnë futboll atraktiv”, ka thënë tutje anglezi kur është pyetur se cilin klub e pëlqen pas United.
“Të gjithë e shikojnë Real Madridin dhe Barcelonën”.
Derisa nuk ka ndonjë shkrim që Rashford mund të largohet nga United në të ardhmen e afër, ai është i etur për të vazhduar për sukseset e tij individuale por edhe të ekipit. Ai është duke shikuar për të mësuar spanjishten dhe italishten, derisa synon që të merr diplomë edhe në shkencat politike jashtë sportit, e që kjo do të jetë një mundësi e mirë për të në të ardhmen.
“Duke u rritur, mësova një gjuhë që nuk ishte shumë e rëndësishme në shkollë. Nuk kishte pritje nga unë për këtë. Futbolli me ka dhënë mundësinë që të udhëtojë në vende të ndryshme, kështu ju keni disa vende që i doni dhe dëshironi të mësoni më shumë për ta, ta mësosh gjuhën e tyre është pjesë e kësaj”, ka shtuar Rashford.
Për momentin, fokusi i Rashfordit është që të përfundojnë me fitore sezonin 2020-21, me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që shikon ta fitojë një trofe pas katër viteve ku do të përballen më Villarrealin në finale të Europa Ligë më 26 maj.