×
  • Lajme
  • Botë

    Itali, 11-vjeçari qëllon veten me armën e babait

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 9:11

    Një ngjarje e rëndë është raportuar në Cascina, provincë e Pizës në Itali, ku një 11-vjeçar ka qëlluar veten me armën e shërbimit të të atit.


    Fëmija, u gjet i vrarë në dhomën e tij duke shokuar policinë sesi arriti ta bënte një veprim të tillë.

    Arma e përdorur ishte e babait të tij, një karabinier që shërbente në një provincë aty pranë. Gjithçka ndodhi rreth orës 13.30.

    Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë, por stafi i 118 nuk mund të ndihmonte por të konstatonte vdekjen e fëmijës.

    Sipas mediave italiane, për momentin nuk është ende e qartë pse fëmija e ndërmori këtë veprim pasi arma e të atit ishte mbajtur gjitmon në të njëjtin vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!