×
  • Lajme
  • Botë

    Kirurgu ia pret këmbën e gabuar një burrit të moshuar

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 12:55

    Një burri të moshuar i është prerë këmba gabimisht.


    Sipas një deklarate të Klinikës Freistadt, 82 vjeçarit të martën do t’i hiqej këmba e majtë, por në vend të kësaj, për shkak të “gabimit njerëzor” u amputua mbi gju këmba e djathtë.

    Kjo ndodhi pasi atij i ishte vendosur shenja në këmbën e gabuar nga mjekët e spitalit.

    “Ishte e enjte në mëngjes, ku gjatë mjekimit të plagës, u zbulua gabimi tragjik, i shkaktuar nga gabimi njerëzor”, njofton Klinika, transmeton Kronen Zeitung përcjell Klan Kosova.

    Pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera dhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aq e mirë.

    “Një kombinim katastrofik i rrethanave çoi në heqjen e këmbës së djathtë të pacientit në vend të të majtës”.

    Familja e të moshuarit është njoftuar me ngjarjen dhe është e shokuar.

    Atyre u është ofruar mbështetje psikologjike, ndërsa spitali gjithashtu i ka dërguar prokurorit publik të rajonit detajet e incidentit.

    “Ne do të bëjmë gjithçka për të zbardhur çështjen, për të hetuar të gjitha proceset e brendshme dhe për t’i analizuar ato në mënyrë kritike. Çdo hap i nevojshëm do të merret menjëherë”.

    Kirugu i përfshirë në incident është larguar nga detyra, shkruan Kronen Zeitung.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!