×
  • Sport
  • Sport

    Liverpooli dhe Chelsea në Ligën e Kampionëve, Arsenali jashtë Evropës

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 19:02

    Liverpooli dhe Chelsea e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazë grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm në ditën e fundit të sezonit në Premierligë


    Liverpooli e mundi 2:0 skuadrën e Crystal Palace dhe e mbylli sezonin në vendin e tretë.

    Chelsea u mposht 2:1 nga Aston Villa, por Tottenhami i bëri nder duke e mundur rivalin e saj të drejtpërdrejt për top katërshe. Skuadra e Thomas Tuchel e mbyll sezonin në vendin e katërt në Premierligë.

    Leicester City e kishte fatin e vet në dorë për një vend në top katërshe por dështoi ta ruajë epërsinë dhe u mposht me përmbysje 4:2 nga Tottenhami në ndeshjen e fundit në ligë.

    Si pasojë, skuadra e Bernard Rodgers do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm bashkë me West Hamin.

    Ndërkohë që Arsenali i Granit Xhakës ka ngelur pa gara evropiane pas një sezoni zhgënjyes.

    Kujtojmë se Manchester City është shpallur kampion i Anglisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!