Prishtina e ka festuar titullin e kampiones së Kosovës duke parakaluar nëpër sheshin e kryeqytetit të dielën pas përfundimit të sezonit 2020/21 në Superligë, i cili i dha fund një pritjeje të gjatë tetëvjeçare për trofeun e ligës.
Bardhekaltrit e fituan titullin në ndeshjen e parafundit të sezonit të dielën e kaluar, kur e mposhtën 2:1 Gjilanin në udhëtim.
Ende nën emocionet e festës, djelmoshat e Zekirija Ramadanit nuk e mbyllën sezonin siç do të dëshironin, pasi u tronditët nga Ballkani duke u rrahur 5:2 në Fadil Vokrri në ndeshjen e fundit të sezonit.
Por pak rëndësi kishte kjo për tashmë 11 herë kampionen e Kosovës, e cila e vazhdoi festën e titullit këtë herë në mënyrë më të veçantë.
Lojtarët bardhekaltër parakaluan nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit, Zahir Pajaziti, Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova, në një kampion të hapur.
Ata u përshëndetën nga Plisat dhe qindra tifozë të tjerë të klubit më të trofeshëm në vend.
Kjo është një festë e veçantë për klubin dhe për tifozët, sepse hera e fundit kur klubi nga kryeqyteti e fitoi titullin në Superligë, ishte sezoni 2012/13.
Për më tepër, titulli kampion i Kosovës nënkupton se Prishtina do të marrë pjesë në kualifikime për Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.