Turqia dhe Polonia kanë arritur marrëveshje për blerjen e dronëve luftarakë të prodhimit turk, blerje që konsiderohet historike për Turqinë.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan, dhe homologu polak, Andzhej Duda, nënshkruan të martën planin për shitjen e 24 dronëve të armatosur të llojit “Bajraktar TB2”, të stacioneve dhe terminaleve të komandimit.
Droni i parë do u dorëzohet polakëve pas një viti.
“Me marrëveshjen e sapofirmosur, për herë të parë në histori, Turqia do i eksportojë drone një vendi anëtar të Nato-s dhe BE-së. Ne jemi një nga tre të mirët nga katër vende në botë që zhvillojnë mjetet ajrore të telekomanduara.”
Turqia u ka shitur drone të ngjashme Azerbajxhanit, Ukrainës, Katarit dhe Libisë.
Mjetet tip “Bajraktar TB2” u përdorën vitin e kaluar nga ushtria azerbajxhanase kundër Armenisë në konfliktin për Karabakun Verior, duke i siguruar epërsi nga ajri.
Ekspertët thonë se edhe vendimi i Polonisë u mor pas suksesit të treguar në konfliktin e fundit.
Dronët e tipit “Bajraktar TB2” peshojnë më pak se 350 kg, kanë përmasa të vogla 6,5 me 12 metra gjerësi dhe mund të armatosen me predha të ndryshme për një distancë rreth 150 kilometra nga stacioni i komandimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.