×
  • Sport
  • Sport

    Talenti Benjamin Dibrani që luan te Bayern Munich i ka thënë ‘po’ Kosovës

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 19:06

    Një tjetër talent i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën. Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez.


    Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në FFK, ku është pritur nga presidenti Agim Ademi.

    “Me këtë rast, ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës”.

    “Presidenti Ademi i ka dëshiruar mirëseardhje talentit të Bayernit, duke e uruar për një karrierë sa më të suksesshme. Ai e ka vlerësuar rolin e madh të Diasporës shqiptare edhe në aspektin e futbollit, ngase përfaqësimi i Kosovës nga talentet e tillë si Dibrani e vërtetojnë atdhedashurinë e përhershme të mërgimtarëve tanë dhe njëherësh e rrisin cilësinë në ekipet zinxhir të kombëtares sonë”, thuhet në njoftimin FFK-së.

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka theksuar tutje se Kosova gjithmonë do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë talentet e futbollit kudo që ata luajnë dhe që kanë dëshirë e vullnet për ta përfaqësuar vendin e origjinës së tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!