×
  • Lajme
  • Botë

    Koreja e Veriut ekzekuton një burrë për shitjen e CD-ve që përmbanin filma të Koresë së Jugut

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 22:47

    Një skuadër pushkatimi nga Koreja e Veriut ka ekzekutuar një njeri të shpallur fajtor për shitjen e CD-ROM-ve dhe çipave që përmbajnë filma, shfaqje televizive dhe video muzikore të Koresë së Jugut.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri, i quajtur Lee, u përshkrua si një “element anti-socialist”, nga prokurorët pasi u kap me videot.

    Familja e Lee u detyrua të qëndronte me rreth 500 spektatorë për të parë ish krye-inxhinierin në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Wonsan duke u qëlluar nga një skuadër pushkatimi me 12 trupa.

    Pasi ai u ekzekutua, gruaja, djali dhe vajza e tij, u futën në një kamion ngarkese me dritare të izoluara për transport në një kamp të të burgosurve politikë.

    Fqinjët e tronditur duhej të “mbyllnin gojën dhe të qanin në heshtje”, kur pranë mënyrën se si po trajtohej familja e Lee, tha një burim për Daily NK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!