×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohet fotografia e dasmës sekrete të kryeministrit britanik me gruan 23 vite më të re

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 12:42

    Boris Johnson dhe Carrie Symonds kanë publikuar një fotografi të ditës së tyre të martesës pasi çifti lidhi kurorën në një ceremoni të fshehtë.


    Kryeministri 56-vjeçar britanik u martua me 33-vjeçaren Symonds, në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster të shtunën.

    Fotografia e publikuar në mediat britanike tregon çiftin në kopshtin Downing Street pas martesës.

    Një zëdhënës tha të dielën se kryeministri dhe zonja Symonds u martuan dje pasdite në një ceremoni të vogël në Katedralen Westminster.

    “Çifti do të festojë martesën e tyre me familjen dhe miqtë këtë verë”, tha ai.

    Më herët është raportuar se çifti kishte dërguar ftesat e dasmës për familjarët dhe miqtë më 30 korrik 2022.

    Çifti u fejua në ishullin Mustique në fund të vitit 2019 dhe kanë një djalë një vjeçar, Wilfred.

    Kjo është martesa e tretë e kryeministrit britanik Boris  Johnson.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!