Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”, ndërsa i plagosuri është shtetasi Ridvan Koca, banues në Lezhë.
Sipas informacioneve, Koca po qëndronte në një lokal, kur një person i është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të këmbëve të tij.
Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Për policinë ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka dijeni se kush mund të ishte atentatori.
Policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje disa persona që ishin të pranishëm edhe ndodhi plagosja.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.