×
  • Lajme
  • Botë

    Biden në kërkesën buxhetore drejtuar Senatit i kërkon edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

    Reporteri
    30 Maj 2021 | 23:03

    Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), e ka konfirmuar se në kërkesën që iu është adresuar për buxhetin vjetor të 2022’ës nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, janë edhe 200 milionët të cilat janë parë të nevojshme për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë.


    Në dokumentin Justifikimi i Buxhetit të Kongresit për 2022, të publikuar nga MCC’ja, thuhet se Kosova nëpërmjet zhvillimit të sektorit të gazit dhe burimeve të ripërtërishme, do tentohet të lehtësohet mbështetja e kosovarëve në qymyr.

    “MCC dhe Qeveria përfunduan studimet në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit të energjisë dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pas rishikimit të rezultateve të studimeve, Qeveria kërkoi të shkojë përpara me zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit”, thuhet në dokument.

    Ata i kanë paraparë këto projekte si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor. Zbatimi i projekteve të MCC’së vjen si rezultat i marrëveshjes për normalizim ë mes Kosovës dhe Serbisë.

    Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit ka thënë se shpreson që do bashkëpunojë me qeverinë e re. Megjithatë, skepticizmi drejt një bashkëpunimi mes dy palëve mund të shtohet pasi që kryeministri Albin Kurti pati thënë se s’do ta zbatojë Marrëveshjen e Uashingtonit, shkruan Gazeta Express.

    “Nuk besoj që është̈ menduar të implementohet, ka disa elemente pozitive, kështu duhet të shohim si grumbull pikash e jo marrëveshje merre ose lere”, pati deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!