Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu është takuar mbrëmjen e sotme me homologun grek Nikos Dendias në Athinë, ku dhe kanë ngrënë një darkë së bashku.
Ndalesa e parë e zotit Cavusoglu ishte rajoni verilindor i Trakës, pranë kufirit turk, ku ai do të takohej me anëtarë të komunitetit mysliman.
Greqia e njeh komunitetin si pakicë fetare por Turqia i referohet asaj si pakicë etnike turke.
Kjo pjesë private e udhëtimit vjen një ditë përpara vizitës zyrtare të zotit Cavusoglu në Athinë ku ai është planifikuar të takohet me homologun grek Nikos Dendias.
Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje prej dekadash për një numër çështjesh, përfshirë të drejtat territoriale në Egje, kufijtë detarë dhe ajrorë dhe të drejtat e pakicave.
Pas përshkallëzimit të tensioneve vitin e kaluar, dy vendet janë përpjekur të përmirësojnë gradualisht lidhjet dhe zoti Dendias vizitoi Turqinë në mes të prillit për bisedime me homologun turk.
Por një konferencë e përbashkët për shtyp pas atij takimi u kthye në një shkëmbim të rrallë publik akuzash me replika dhe shprehje pakënaqësish.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.