×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket në mënyrë misterioze ish-drejtori i policisë së Ulqinit

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 15:51

    Ish-drejtori i Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç është zhdukur në rrethana mesiterioze. Mediat malazeze raportojnë se zyrtari i lartë i policisë ka humbur çdo kontakt me familjen nga data 27 maj.


    Bëhet e ditur se Elezoviç ka humbur në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.

    Kohët e fundit ai ka punuar në sektorin e anti-trafikut në policinë e kufirit të Malit të Zi.

    Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.

    Rudolf Elezoviç kohët e fundit ka kaluar kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi disa herë.

    Mësohet se kontaktin e fundit e ka pasur me një të afërm të tij mbrëmjen e 27 majit dhe se ka pritur që në afërsi të zonës së Pentarit në lumin Buna një person të vijë edhe ta marrë që ta transportojë me varkë në anën e Malit të Zi dhe nga ai moment ka humbur çdo kontakt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!