×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj viziton një familje në Kodrën e Trimave në Prishtinë, bëhet kumbar

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 20:20

    Kandidati për Prishtinën nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka vizituar familjn Ademi në lagjen Kodra e Trimave.


    Me këtë rast Haradinaj u bë edhe kumbar i Akilit të vogël.

    Ai tha se këtë kumbari e bëra me zotimin se Akili do të rritet në një Kodër të Trimave të zhvilluar e me mirëqenie.

    “Sot kisha kënaqësinë ta vizitoj familjen e nderuar Ademi nga Kodra e Trimave, me miq e dashamirë. Kjo familje më bëri nderin që të bëhem kumbar i Akilit. Këtë kumbari e bëra me zotimin se Akili do të rritet në një Kodër të Trimave të zhvilluar e me mirëqenie. Faleminderit, e shumë respekt për ju”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!