Policia gjermane, ka bërë me dije se ka shkatërruar një rrjet të gjerë trafikimi të qenieve njerëzore, ku në pranga kanë rënë dhjetëra presona.
Sipas mediave të huaja, se në operacion janë përfshirë rreth 700 forca të policisë, që kanë kontrollur 33 objekte njëkohësisht në Berlin, Hamburg, Vestfali, Saksoni. Pjesë e aksionit kanë qenë edhe autoritetet sllovake, që kanë ndërhyrë në Bratisllavë.
Mësohet se është arrestuar një shtetase vietnameze, e cila sipas mediave akuzohet si organizatore e skemës së trafikut. Një grua tjetër u ndalua në Bratislavë. Dyshohet se ato kanë kontrabanduar vietnamezë nga Sllovakia në Gjermani përmes kontenierëve kundrejt një shume deri në 21.000 euro për këtë. Sipas hetuesve, të prekurit janë detyruar t’i paguajnë këto para edhe përmes punës.
Sipas policisë, pika kryesore e kontaktit është një treg i madh aziatik në Berlin-Lichtenberg. Qendra, me rreth 350 dyqane në salla të mëdha dhe zona përreth kanë luajtur një rol në këto procese kontrabande për shkak të vendndodhjes së tyre, infrastrukturës dhe opsioneve logjistike.
Policia federale gjermane tha se hetimet vijojnë për të zbardhur mundësinë nëse ky rrjet mund të ketë pasur një shtrirje edhe më të gjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.