Rumania dhe Italia nisin sot vaksinimin e adoleshentëve kundër koronavirusit, duke u bërë vendet e para të Bashkimit Evropian që ndërmarrin një hap të tillë.
Komisioni Evropian miratoi të hënën përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët mbi 12 vjeç, pas dritës jeshile të dhënë më herët nga Agjencia Europiane e Barnave.
Tani, secili nga 27 vendet anëtare të BE-së mund të vendosë nëse do ta zgjerojë ose jo fushatën e vaksinimit me përfshirjen e adoleshentëve.
Kryeministri rumun, Florin Citu tha se fëmijët 12 vjeç e lart mund të fillojnë vaksinimin nga 1 qershori. I njëjti vendim është marrë edhe nga qeveria italiane.
Ndërkohë disa do t’ju japin përparësi vaksinimit të fëmijëve me probleme shëndetësore, të cilët bëjnë pjesë në grupin më të rrezikuar nga virusi.
Gjermania njoftoi javën e kaluar se do të niste imunizimin e kësaj grupmoshe nga 7 qershori.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja e kanë miratuar më herët përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 vjeç e lartë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.