×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK dakordohet pas takimit të grupit parlamentar

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 14:48

    Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka zhvilluar takim me grupin parlamentar të LDK-së.


    Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se në këtë takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

    “U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale. Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme”, thuhet në njoftimin për media.

    Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!