Një prej dhjetëra mijëra aktivistëve të opozitës bjelloruse që janë arrestuar përgjatë vitit të fundit nga regjimi i Lukashenko-s ka tentuar të presë fytin përgjatë seancës gjyqësore ku akuzohej për pjesëmarrje në aktivitete kriminale për shkak se kishte marrë pjesë në protesta kundër qeverisë.
Aktivisti ka mbijetuar pasi është dërguar menjëherë në spital, prej nga ka thënë se përse kishte tentuar t’i jepte fund vetes. Ai u shpreh se prokurorët dhe zyrtarët e policisë i kishin bërë presion dhe i kishin thënë që të pranonte akuzën, përndryshe do e vendosnin në një qeli me kriminelë të rrezikshëm dhe do të fillonin ndjekje penale edhe për familjarët e tij. Ai ndodhet në burg që prej shtatorit 2020.
“Duhet t’i japim fund terrorit shtetëror, represionit dhe torturës në Bjelloursi. Kjo duhet të marrë fund menjëherë”- ka thënë liderja e opozitës bjelloruse që jeton në ekzil në Lituani Zvjetllana Tsikhanouskaya.
Tentativa për vetëvrasje e të riut është vetëm prova e fundit e akteve të jashtëligjshme të regjimit të Lukashenko-s në tentativë për të heshtur kundërshtarët. Javën e kaluar një politikan i opozitës vdiq në rrethana misterioze dhe ende të pazbardhura në burg, ndërkohë që një adoleshent që po hetohej për pjesëmarrje në protesta është hedhur nga një godinë 16-katëshe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.