Hoxhë Halil Kastrati dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me Komunën e Pejës, kanë nisur ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet në nevojë.
Me këtë rast Komuna participon me nga 5 mijë euro për secilën shtëpi, kurse mjetet e tjera sigurohen nga donatorët përmes shoqatës së udhëhequr nga Halil Kastrati.
Ndërkaq, javën e shkuar nisi ndërtimi i disa shtëpive edhe në komunën e Prizrenit, e ditë më parë edhe në Kamenicë.
Ndryshe, Halil Kastrati ka premtuar ndërtimin edhe të ndërtimit të një shtëpie për pleq, dhe të tjera ndihmesa për njerëzit në nevojë./Reporteri.net