Franca do të lejojë që vaksinimet kundër COVID-19 të fillojnë edhe nga mosha 12 vjeçare, ka thënë të mërkurën Emmanuel Macron, presidenti i këtij shteti.
Ky njoftim vjen pasi Franca ka vaksinuar 50 përqind të popullsisë me dozën e parë të vaksinën kundër COVID-19.
Macron u ka bërë thirrje francezëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm nga COVID-19, pasi ka rritje të numrit të rasteve në rajonin jugperëndimor të vendit, shkruan Euronews.
Vendimi për të filluar vaksinimi i adoleshentëve ishte marrë gjatë këshillit të mbrojtjes, i cili u mbajt në mëngjes në Pallatin Elysee.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.