×
  • Lajme
  • Botë

    Prokuroria kërkon 30 vjet burg për vrasësin e George Floyd

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 13:57

    Prokurorët në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që vrasësi i George Floyd të dënohet me 30 vjet burgim.


    Ish-oficeri i policisë, Derek Chauvin, në muajin prill, u shpall fajtor për vrasjen. Kohëzgjatja e dënimit pritet të shpallet me 25 qershor.

    Të mërkurën prokuroria tha se vrasja kishte “tronditur ndërgjegjen e kombit”.

    Por, mbrojtja e përshkroi vrasjen si “një gabim” të bazuar në trajnimin e Derek Chauvin.

    Floyd, 46-vjeçar, afrikano-amerikan, është vrarë nga zyrtari i bardhë policor, i cili i ka bërë presion me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta gjatë procedurës së arrestimit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020.

    Vdekja e tij ka nxitur protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në një mori qytetesh në Shtetet e Bashkuara dhe më larg, si dhe ka shtyrë përpara përpjekjet për reforma policore në nivel kombëtar.

    Chauvin dhe tre ish-oficerë të tjerë akuzohen veçmas për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!