Ish-presidenti amerikan Donald Trump, sërish ka nxjerr në shitje hotelin e tij që gjendet në Pennyslvania Avenue në Washington.
Trump nuk është pronar i ndërtesës në kryeqytetin amerikan, por blerës i aksioneve në hotel kanë konfirmuar autoritetet federale, transmeton Telegrafi.
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, me humbje është vlerësuar të jetë prekur me 1.1 miliard dollarë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.
Të hyrat e kompanisë janë zvogëluar dukshëm, pasi që hotelet janë të zbrazëta sikurse fushat e golfit – derisa është shënuar rritje në shitjen e pronave të paluajtshme.
Paralajmërimi i hotelit që ka 263 dhoma nuk është ndonjë befasi, duke marrë parasysh që largimi i Trumpit nga Shtëpia e Bardhë ka probleme të mëdha me paratë.
Ai së fundmi kishte marrë hua shumën prej 1.2 miliard dollarëve. E për shitjen e hotelit, Trump po i kërkon rreth 500 milionë dollarë.
Punën për shitjen ia ka besuar të birit Eric, e siq raporton Washington Post, Trump kishte tentuar ta shet hotelit edhe në vitin 2019, por asokohe nuk kishte pasur blerës të interesuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.