×
  • Lajme
  • Botë

    Italia nis vaksinimin anti-COVID për mbi 12-vjeçarët

    Reporteri
    03 Qershor 2021 | 23:23

    Italia, vendi europian më i prekur nga pandemia pas Britansië së Madhe, hapi sot vaksinimin kundër COVID-19 për 12-vjeçarët.


    Agjencia italiane e Barnave i ka dhënë dritën jeshile vaksinimit për adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç, të cilët përfaqësojnë një segment të popullsisë prej 2,3 milionë personash.

    “Ne ende mund të përshpejtojmë fushatën tonë të vaksinimit”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në rrjetet sociale, raporton ATSh.

    Gati 12,4 milionë persona (nga një popullsi prej 60 milionë) janë vaksinuar plotësisht në vend, ose 22,85% e popullsisë mbi 12 vjeç, sipas statistikave të fundit të lëshuara sot nga Ministria e Shëndetësisë.

    Italia ka administruar më shumë se 35,8 milionë doza vaksinash, kryesisht nga kompania farmaceutike Pfizer, pothuajse 90% e dozave të dërguara në vend

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!