×
  • Lajme
  • Botë

    Dëshira e fundit e nënave të Srebrenicës: Ta shohin të dënuar Ratko Mlladiqin

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 9:29

    Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës do të mblidhen në qytetin fatkeq të Bosnjës javën e ardhshme për të parë gjyqtarët e Kombeve të Bashkuara kur ia japin verdiktin përfundimtar Ratko Mlladiqit, ish-komandantit serb që udhëhoqi gjenocidin në korrik të vitit 1995 në Bosnjë.


    Familjarët e mbijetuar të mbi 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë që vdiqën në 10 ditët e vrasjeve pasi Srebrenica u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës në muajt e fundit të luftës 1992-1995 thonë se ata shpresojnë që gjykatësit të mbështesin dënimin për gjenocid të Mlladiqit dhe se ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

    “A mund ta imagjinoni të jeni anëtar i një familjeje që humbi 23 anëtarë (në masakër) dhe të uroni (Ratko Mlladiq) një jetë të gjatë në mënyrë që ai të paktën të përballet me pasojat e veprimeve të tij? Dhe ne mund të shohim që drejtësia po vihet në vend”, tha Suhra Sinanoviq, burri i së cilës dhe 23 të afërm të tjerë u vranë në Srebrenicë.

    Trupat e tyre dhe trupat e viktimave të tjera të masakrës u varrosën në varre masive që u hapen shpejt dhe më pas u mundua që të fshehin provat e krimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!