Të paktën gjashtë fëmijë kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një qendër ndalimi për të mitur në kryeqytetin e Egjipitit, Kajro.
Sipas zyrtarëve, nuk dihet se nga çfarë u shkaktua zjarri, mirëpo hetimet fillestare e fajësojnë një qark të shkurtër elektrik, ndërkaq hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Gazeta shtetëror ‘Akhbar el-Yom’ raportoi se fëmijët nuk ishin në gjendje të iknin nga zjarri sepse pavijoni ishte i mbyllur, shkruan ABC News.
Mirëpo ky nuk është rasti i parë që përfundon me fatalitet si pasojë e zjarrit në Egjipt.
Në mars, një zjarr në një fabrikë veshjesh afër Kajros, la të vdekur të paktën 20 vetë dhe plagosi 24 të tjerë.
Sipas agjencisë zyrtare të statistikave të vendit, kishte rreth 52,000 incidente zjarri në Egjipt në vitin 2020, duke rezultuar në 199 vdekje, krahasuar me mbi 50,660 aksidente në 2019 që vranë 252 njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.