×
  • Lajme
  • Botë

    “Minaret janë bajonetat tona, xhamitë janë kazermat”, Erdogan i rikthehet poezisë së vjetër

    Reporteri
    04 Qershor 2021 | 21:50

    Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zgjedhur të publikojë një poezi nacionaliste në inaugurimin e një xhamie të re në Zonguldak.


    Bëhet fjalë për një poezi që e ka çuar në burg në vitin 1998 akuzohej për nxitje të urrejtjes fetare dhe u burgos për katër muaj.

    Poezia është e nacionalistit turk Ziya Gokalp dhe u recitua nga Erdogan kur ai ishte kryebashkiak i Stambollit, asokohe.

    “Minaret janë bajonetat tona, kupolët janë helmetat tona, xhamitë janë kazermat tona, dhe besnikët janë ushtarët tanë. Feja ime po e pret këtë ushtri”, thuhet në tekstin e poezisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!