×
  • Lajme
  • Botë

    Turqia dënon gazetarin me 1 400 vite burg

    Reporteri
    05 Qershor 2021 | 9:36

    Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu” Hidayet Karaca. Mediat turke raportojnë se vendimi erdhi pasi gjykata mori parasysh të plotë kërkesën e prokurorisë për të mbyllur pas hekurave ish-drejtorin e televizionit të njohur si pjesë e lëvizjes Gylen në Turqi.


    Ky është një vendim i paprecedent sa i përket kohëzgjatjes, megjithatë gjykatësit e kanë parë të arsyeshme që të konsiderojnë kërkesën e prokurorisë për akuzën e pjesëmarrjen në rrjetin e Gylenit; nxjerrje të sekretit shtetëror; mashtrim në futboll, etj.

    Hidayet Karaca ka qenë drejtor i televizionit “Samanyolu” deri në vitin 2015 ku edhe u arrestua nga policia me akuzën se ishte mbështetës i Lëvizjes Gylen. Ndërkohë televizioni dhe të gjitha gazetat e konsideruara si pjesë e kësaj lëvizjeje u mbyllën, kurse një pjesë e gazetarëve u burgosën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!