×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri serb për dënimin e “Kasapit të Bosnjës”: Është hakmarrje, jo një vendim

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 19:45

    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka reaguar pas dënimit të përjetshëm për kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.


    Ai tha se se dënimi me burgim të përjetshëm për Ratko Mlladiç, i cili u konfirmua sot në Hagë, është hakmarrje, dhe jo një vendim, shkruan Tanjug.

    “Mlladiç është fajtor sepse ai iu përgjigj krimeve të Naser Oriç, por Naser Oriç nuk është fajtor për therjen e civilëve serbë në Podrinje. Mlladiç është fajtor sepse ai komandoi një ushtri serbe në fshatrat serbe përreth Sarajevës ku ishin lindur dhe rritur ushtarët e tij, por ai nuk është fajtor Izetbegoviç, sepse nuk ka më serbë në Sarajevë, por ka varre masive “, deklaroi Vulin në një deklaratë.

    Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm sot në Hagë. Leximi i vendimit zgjati rreth një orë.

    Dhoma e Apelit hodhi poshtë të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja e Mlladiqit. Më 22 nëntor 2017, krimineli Mlladiq u shpall fajtor për herë të parë, për dhjetë nga 11 pikat e aktakuzës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!