×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohet kuptimi i unazës misterioze të kriminelit Mlladiq

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 21:48

    Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, çdoherë bartte një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.


    Unaza që krimineli Mlladiq mbante gjatë dënimit iu dha atij katër vjet më parë nga një ish-ushtar i cili tani jeton në Holandë. Në unazë është koka e një shefi indian.

    Unaza mbart një simbolikë që lidhet me shekullin e 19-të dhe atë kur indianët shkuan në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. I biri i kriminelit serb, Darko Mlladiq, ka thënë se ajo shënon statusin e, siç pretendon ai, të qenit viktimë të Serbisë.

    “Ata ishin viktima atëherë dhe anglezët pothuajse i shfarosën. Tani, serbët po kalojnë një fat të ngjashëm”, ka thënë i biri i kriminelit serb për mediumin Novosti.

    Unazën e artë, krimineli Mlladiq ia dorëzoi të birit të tij, ka bërë të ditur Darko Mlladiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!