×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri për dënimin e “Kasapit të Bosnjës: Biden tha se krimet e luftës nuk i falen askujt e as prishësit e paqes

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 19:10

    Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe Kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri, foli për dënimin e kriminelit serb, Ratko Mladiq, i cili dje u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata në  Hagë.


    Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se së bashku me këtë dënim, ditën e djeshme doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me sanksionimin e zyrtarëve të cilët cenojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e ShBA-së.

    Ai tha se krimet e luftës nuk i falën askujt, si dhe prishësit e paqes s’do të falën më.

    “Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!