UEFA ka detyruar Kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.
Në fanellën e Ukrainës, shihet e qëndisur harta e shtetit ku poshtë mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë, shkruan lajmi.net.
Kjo ka bërë që Russia të protestojë ashpër ndaj këtij vendimi, pasi që në vitin 2014 e kishte aneksuar Krimenë duke e bashkuar me Federatën Ruse.
Sidoqoftë, UEFA ka urdhëruar ndryshimin e fanellës pasi e ka konsideruar atë si slogan politik dhe kundër etikës sportive.
Tani, Ukraina do të duhet ta heq hartën nga fanellat e saj në mënyrë që të vazhdojë paraqitjen në “Euro 2020”.
#BREAKING UEFA demands Ukraine make changes to #EURO2020 jersey to remove ‘political’ slogan that sparked protests from Russia #AFPSports pic.twitter.com/Kvr2cFQEc9
— AFP News Agency (@AFP) June 10, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.