Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur një liturgji fetare gjatë ditës së sotme në kishën e kontestuar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.
Serbët janë rikthyer në kishën e papërfunduar që ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës, për herë të parë pas vitit 1998, shkruan Reporteri.net.
Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit në Twitter, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije.
Први пут после 1998. године у храму Христа Спаса у центру Приштине служена је литургија.
Свету архијерејску литургију служио је Епископ Теодосије са свештенством и верницима у недовршеном храму, поводом празника Вазнесења Господњег. pic.twitter.com/7gXteKl4Wo
— Рашкопризренска (@EparhijaKIM) June 10, 2021
Kisha ortodokse serbe është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989.
Ajo jo vetëm që është ndërtuar në masa të dhunshme por kishte raportime se edhe është përkrahur dhe financuar nga partia e kriminelit serb, Arkan.
Kontestimit të shqiptarëve se kisha ishte ndërtuar me trysninë e regjimit të Millosheviqit, Prifti serb, Sava Janjiq i ishte përgjigjur duke thënë se leja për ndërtimin e saj ishte dhënë nga një shqiptar, duke përmendur emrin e Hamdi Vraniqit.
Ai kishte thënë ajo nuk mund të jetë e tillë, pasi leja për ndërtimin e saj është dhënë nga Hamdi Vraniqi, ish kryeshef ekzekutiv i Prishtinës.
Janjiq, atë kohë kishte thënë se kisha nuk është fajtore për shtypjen që mund t’u jetë bërë shqiptarëve, ndërsa ka paraqitur edhe dokumente në të cilat sipas tij është vërtetuar pronësia nga misionin i UNMIK-ut.
Ndryshe, Hamdi Vraniqi është babai i zyrtarit te VV-së, Erzen Vraniqi, i cili për një kohë kishte shërbyer edhe si zyrtar për media i partisë së Albin Kurtit.
Pas luftës, Kisha Ortodokse Serbe ka tentuar në disa raste ta funksionalizojë, së fundi më 2016, por nuk është lejuar nga Komuna e Prishtinës, pasi u kërkua dokumentacioni për objektin. /Reporteri.net