Kreshnik Radoniqi është emëruar kryesues i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor [KQZ] nga presidentja Osmani Sadriu pas shkarkimit të Valdete Dakës. Por, cila është pasuria e z. Radoniqi?
Radoniqi ishte gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën e Apelit.
E në bazë të ligjit Radoniqi e ka të obliguar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK].
Dhe, pasuria e z. Radoniqi del mjaft e madhe krahasuar me zyrtarët e tjerë publikë.
Ai ka një banesë në vlerë prej 57 mijë euro, një truall në vlerë prej 300 mijë euro, dy dyqane dhe një shtëpi verore në Shtoj të Ulqinit.
Radoniqi po ashtu ka të deklaruara edhe para të gatshme në vlerë të konsiderueshme në bankat e vendit, e të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.