×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekrem Hyseni merr primatin në degën e LDK-së në Podujevë, mbledh anëtarët e kryesisë që dje refuzuan Agim Veliun

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 20:46

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, sot, ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së Degës, duke nisur kështu punën pasi Kryesia Qendrore e LDK-së mori vendim që këtij të fundit t’i barten të gjitha kompetencat e Degës së LDK-së në Podujevë deri në përfundim të procesit zgjedhor.


    Dje, ish kryetari Agim Veliu kishte tentuar ta mblidhte kryesinë e Degës, por ajo kishte dështuar në mungesë kuorumi. Vetëm 4 anëtarë të Kryesisë i kishin shkuar Veliut në takim.

    Kështu, anëtarët e kryesisë kane mbështetur vendimet e propozuara nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe janë rreshtuar krah tij.

    Kujtojmë se Kryesia e LDK-së ka ndërmarrë një sërë veprimesh të inicuara nga kryetari Abdixhiku, si rezultat i Platformës së votuar në Këshillin e Përgjithshëm te LDK-së, e cila ndër të tjera synon riorganizimin e brendshëm dhe hapjen e dyerve për figura të reja në përpjekje për ta përmirësuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!