×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb që dje mori pjesë në bisedimet në Bruksel: Kurrë nuk kam parë diçka të tillë

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 10:06

    Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka folur për takimin e djeshëm midis delegacionit kosovar dhe atij serb në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


    Selakoviq tha se asnjëherë nuk ka përjetuar diçka të tillë në bisedimet Kosovë-Serbi.

    “Presidenti  Vuçiq është njeri që vazhdimisht merr pjesë në bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës, dhe unë kam qenë shumë herë i pranishëm, por nuk kam përjetuar diçka të tillë”, ka thënë Selakoviq për Tv Prva.

    Sipas tij delegacioni kosovar nuk tregoi as konstruktivitetin më të vogël.

    Selakoviq shtoi se pika e vetme për të cilën u dakorduan është që të takohen përsëri në fund të korrikut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!