×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngadhnjim Kastrati i reagon ashpër Armend Mujës: Ma pamundësove raportimin, je një nga borxhlinjtë e RTK-së

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 13:20

    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Ngadhnjim Kastrati, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, pasi  siç thotë ai, ky i fundit nuk e kishte lënë të raportojë në Komisionin Parlamentar.


    Kastrati thotë se Armend Muja është njëri nga personat që ka pasur kontratë me shërbime në RTK.

    Madje, Kastrati thekson se Muja i ka borxh Radio Televizionit të Kosovës.

    Shkrimi i plotë:

    Armend Muja personalisht dhe me qellim ma pamundesoi te raportoj sot para Komisionit te Kuvendit!Une per komisonin dhe qytetaret kesaj here I kam dy pergjigje:

    1.Armend Muja eshte ne mesin e atyre qe ka pase kontrate me sherbime ne RTK, dhe e din shume mire se si angazhohet nje person me kontrate te tille!2. Armend Muja e din si jane krijuar borxhet e RTK-se nder vite, po ashtu e din se kush I ka borxh RTK-se, sepse

    Armendi eshte nje borxhlinjet e RTK-se!Per pyetjet e tjera te deputeteve do te pergjigjem ne ditet ne vazhdim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!